Skandali në “Mitsubishi”, autoritetet bastisin zyrat qëndrore të kompanisë

Një ditë pasi pranoi falsifikimet e testeve të naftës, autoritetet japoneze kanë bastisur zyrat qëndrore të kompanisë së prodhimit të makinave “Mitsubishi”. Qeveria e Japonisë tha se situata është shumë serioze dhe më 18 maj do të dalë me një qëndrim pas verifikimit të asaj që  ka ndodhur. Skandali ka përfshirë 600 mijë automjete në total.Autoritetet japoneze kanë nisur bastisjen e zyrave qëndrore të kompanisë së prodhimit të makinave “Mitsubishi”, pasi vetë kompania pranoi se kishte falsifikuar të dhënat e testeve që masin konsumin e naftës, një situatë të cilën Qeveria vendase e ka konsideruar shumë serioze.Sot herët në mëngjes, zyrtarët e Ministrisë së Transportit arritën në fabrikën “Mitsubishi Motors Corp” në qytetin qëndror japonez Okazaki për të kryer ispektimet përkatëse.“Është një rast shumë i rëndë. Dje Ministria e Transportit urdhëroi kompaninë të paraqesë një raport të plotë mbi testet e pasakta nga brenda një jave dhe me 18 maj Qeveria do të dalë me një qëndrim”, tha shefi i kabinetit të Qeverisë japoneze Yoshihide Suga, gjatë një konference për shtyp në Tokio, duke shtuar se do të bëhet gjithçka për të zbuluar sa më shpejt të jetë e mundur  shkaqet e këtij skandali.Skandali ka përfshirë 600 mijë automjete, 157 mijë automjete të markës “Mistubishi” dhe 486 mijë të markës “Nissan”, kompani kjo e cila kontrollohet pikërisht nga “Mitsubishi”.Menjëherë pas lajmit, shitjet e kësaj korporate kanë pësuar rënie prej 15 %, duke shkaktuar një humbje prej 1.2 miliard dollarësh, ndërkohë që vetëm vitin e shkuar kjo kompani ka shitur mbi 1 milion automjete.Për momentin kompania ka bllokuar prodhimin e automjeteve deri në hetimin e plotë të ngjarjes.