Proçedohet penalisht ish-kryekomunari i Velçanit, ja për çfarë akuzohet

Policia e Pogradecit ka nisur proçedim penal në gjendje të lirë ndaj ish-kreut të komunës së fshatit Velçan në Pogradec.Ish-funksionari vendor, I. M 45 vjeç, akuzohet se nuk ka kryer procedurat e nevojshme për dëmshpërblimin e djegies së banesës së shtetasit  A.B 25 vjeç, banues  në Prrenjas, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2010.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës”.