Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidentit për pezullimin e ligjit të pronave
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Presidentit dhe të 4 shoqatave të ish-pronarëve për pezullim të përkohshëm të ligjit për kthimin dhe kompesimin e pronave deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga kjo gjykatë. Trupi gjykues shqyrtoi ankesat e 8 subjekteve në një seancë maratonë.Gjyqtari Vladimir Kristo kërkoi sqarime nga avokatura e shtetit për fshirjen nga ligji të konceptit të kthimit të pronës.Por për avokaten e shtetit Alma Hiçka ky ligj është zgjidhja më e mirë e mundshme për problemin 25 vjeçar të pronave në Shqipëri.Pëfaqësuesiet ligjor të presidencës dhe të Partisë Demokratike kërkuan shfuqizim të këtij ligji duke deklaruar se bie ndesh me Kushtetutën dhe shkel të drejtat e liritë themelore.Pritet që gjykata kushtetuese të vendosë në të ardhmen për ankimimin e Prsidentit, të PD dhe të grupeve të interesit.Bylykbashi: Opozita kundër ligjit, i kthen pronarët në vitin 1945Sakaq përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e argumentoi qëndrimin kundër të opozitës me faktin se ligji sipas tij i kthen pronarët në vitin 1945.Bylykbashi: Ligji nuk njeh konceptin e kthimit të pronës. Kompensimi duhet të bëhet me vlerën e tregut. Opozita e kundërshton, pasi ligji i kthen pronarët në vitin 1945. Nuk lejon kompensim me vlerën e tregut kur prona është zënë. Kuvendi rrëzoi në janar dekretin e PresidentitKuvendi rrëzoi dy muaj më parë (21 janar) dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin në fjalë, duke lënë në fuqi atë të miratuar më 4 dhjetor në séance parlamentare.Por, Kreu i Shtetit më pas e vijoi betejën ligjore duke e ankimuar ligjin në Gjykatë Kushtetuese.Në argumentat e tij për këtë nismë, kreu i shtetit këmbëngul se ai është antikushtetues.Sipas Bujar Nishanit, ligji cënon parimet bazë të sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit. “Ligji, në tërësinë e tij, cënon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut”Presidenti më tej vë theksin tek rëndësia impakti madhor që ka ky ligj te qytetarët ndërkohë që është cilësuar si një nga prioritetet kyç për hapjen e negociatave me BE-në. Ligji është kundërshtuar edhe nga ish-pronarët.Ata protestuan para Kuvendit ndërsa në sallën e seancave plenare diskutohej dekreti i Presidentit për rishqyrtim të draftit. Edhe ish-pronarët paralajmëruan ankimim në Gjykatën Kushtetuese.