Shpërthim në Meksikë, tre të vdekur, mbi 130 të plagosur
Tre persona kanë humbur jetën mbi 130 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të madh në kompaninë kombëtare të naftës Pemex në Verakruz të Meksikës. Guvernatori i Veracruzit, Javier Duarte tha se 105 persona janë shtruar në spital për të marrë ndimën e nevojshme, përfshirë58 punëtorë të kompanisë. Ngjarja ndodhi pak minuta pas orës tre të mëngjesit, në një object të fabrikës pranë portit të Coatzacoalcos, një prej qendrave më të mëdha të kompanisë të eksportit të naftës.Shpërthimi shkaktoi një re të madhe tymi të zi, gjë e cila coi në evakuimin e menjëhershëm të banorëve përreth. Carlos Ruiz ishte duke punuar në object në momentin kur ndodhi shpërthimi."Të gjitha dritat filluan të fiken, dhe pastaj papritmas një shpërthim I madh. Ishim shumë afër shpërthimit, ishim në panik, tha ai.Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, por PEMEX paralajmëroi banorët lokalë të qëndrojnë larg zonës për shkak të gazrave toksikë. Ky nuk është incidenti I parë qëe përfshin këtë fabrikën e naftës së verakruzit. Në muajin shkurt një punëtor humbi jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu fabrikën. Disa javë më parë këtij incidenti tre punëtorë të tjerë vdiqen dhe 7 u plagosën sërish si pasojë e flakëve.Ngjarja vjen gjithashtu në kohën kur Pemex ka ndërmarrë shkurtime të thella për të përballuar shpenzimet dhe gjithashtu ka në plan të ulë prodhimin./Oranews.tv/