Mbyti nënën në gjumë me jastëk, 30-vjeçari vuante nga probleme depresive
Krimi në familje në Elbasan, ndodhi si pasojë e problemeve depresive të autorit. Burime në policinë e Elbasanit konfirmojnë se 30-vjeçari i cili mbyti nënën në gjumë, kohët e fundit kurohej për probleme të ankthit.30-vjeçari që mbyti nënën e tij në Elbasan, vuante nga depresioni, pasi prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të ankthit.Lajmi konfirmohet për Ora News nga burime të policisë së Elbasanit.Pas marrjes në pyetje të Ardit Zenelhoxhës, blutë kanë mësuar se i riu, ia kishte rrëfyer gjendjen nënës së tij dhe madje edhe kurohej për sëmundjen e depresionit.30-vjeçari ka mbytur me jastëk nënën e tij, 67-vjeçaren Dije Zenelhoxha teksa flinte, ndërsa më pas ka njoftuar dhe ka pritur policinë brenda në banesë.Viktima prej disa vitesh ishte e ve dhe jetonte vetëm me djalin e saj Ardit Zenelhoxha në lagjen "Çlirimi" në Elbasan.Jashtë kameras, familjarë dhe fqinj janë shprehur të shokuar nga ngjarja, pasi 30-vjeçari njihej nga të gjithë si një djalë pa probleme dhe i mirëedukuar.Ata shtojnë se mes nënës dhe djalit nuk janë vërejtuar asnjëherë grindje apo debate që mund të çonin në krimin e rëndë.[caption id="attachment_728213" align="alignnone" width="713"]
Banesa ku u gjet e mbytur e moshuara[/caption][caption id="attachment_728212" align="alignnone" width="712"]
Banesa ku u gjet e mbytur e moshuara[/caption]