"Arrest me burg"për Shullazin, Nën masa të rrepta sigurie çohet tek 302

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në arrest me burg Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin të akuzuar për disa vepra të rënda penale si gjobëvënie, kanosje për jetën, shkatërrim prone me eksploziv dhe grup te struktruar kriminal. Të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat ndërsa avokati i tyre pretendon se vendimi u ndikua pas zhurmës mediatike dhe politike qe iu bë çështjes.

Tirane- Pasi qëndroi për rreth 72 orë  në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit Emiljano Shullazi dhe dy të akuzuarit e tjerë Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani u sollën mëngjesin e së mërkurës 20 prill, në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vlerësim të masës së sigurisë. 

Shoqërimi i tyre u bë nën masa të rrepta sigurie të policisë së Tiranës dhe asaj të burgjeve. Që herët në mëngjes forca te shumta të repartit Shqiponja u përqëndruan në ambientet e Gjykatës së Krimeve te Rënda ndërsa më parë në këtë gjykate ishte ushtruar edhe kontroll i imtësishem me qen anti-eksploziv. I pari para gjykatës doli Emiljano Shullazi. Seanca  për të zgjati për rreth 50 minuta ku dy prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuci paraqitën pretendimet e akuzës  përballë të pandehurit  dhe dy avokatëve mbrojtes që kërkuan lirimin.

 Emiljano Shullazi ne Gjykate

 Vetë Shullazi  mësohet se ka dhënë vetëm gjeneralitet duke deklaruar se  ishte me arsim 8 vjeçar beqar dhe i papunë  ndërkohe ka mohuar akuzat duke deklaruar se ishte dakort me pretendimet e mbrojtjes . Në përfundim  gjykata vendosi të lërë ne burg Shullazin i dyshuar  për disa akuza të renda mes te cilave edhe kanosjen për jete, akuzë e ngrituar  për incidentin me kandidatin për rektor Mynyr Koni. Të njëjtin vendim  dha edhe per dy të akuzuarit e tjerë Blerim Shullazin dhe gilmando danin.  Pas daljen nga gjykata avokati i të pandehuerve Alban Qafa u shpreh se ishte vendim i pritshëm pas zhurmës mediatike dhe politike që iu bë kësaj çështjeje ndërkohë sipas tij nuk ka asnjë akuzë të faktuar Qafa sqaroi edhe çështjen e biznesmenit Jani Zaka, duke deklaruar se Emiljano Shullazi është takuar vetëm njëherë me të si ndërmjetësues për të zgjidhur çështjen me familjen Sinanaj për garazhin. 

Alban Qafa:  Gjykata dha burg pa afat për të tre personat. Pretendimet janë ato që janë te kërkesa për caktimin e  masës nga ana e prokurorëve. Të pandehurit kanë qenë dakord me fjalën e mbrojtjes, nuk i pranojnë akuzat. Nuk kanë prova që të mbështesin një dyshim të arsyeshëm.Emiljano Shullazi nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjykatë, deklarohet i pafajshëm dhe nuk pranon akuzat. Edhe dy të tjerët.Ka një deklarim të shtetasit Jani Zaka por që nuk thotë se është kanosur nga Emiljano Shullazi.Ka patur vetëm një takim me të, është administruar në dosje, ku ai thotë që kam pirë kafe që të zgjidhë mosmarrëveshjen që ka me ndërtuesin me Fatmir Sinanaj pasi ky i fundit pretendon që i është marrë nëpërmjet një loje bixhozi pirate një shumë e humbur 200 mijë euro dhe e ka konvertuar me garazh. Ka vetëm një takim dhe jo dy takime mes Jani Zakës dhe Emiljano Shullazit. I ka kërkuar vetëm zgjidheni dhe kaq dhe nuk ka pasur takim të dytë. Deklarimi i Jani Zakës i administruar si nga prokurorët si nga gjykata nuk thotë se është kanosur apo ushtruar dhunë psikologjike nga Emiljano Shullazi. Për rastet e tjera nuk ka asnjë shtetas që të jetë ankuar. Në mëngjes në media pamë dhe që Kastrati Group ka nxjerrë një deklaratë që e mohon dhe dy personat e tjerë biznesmenë në Durrës nuk ka asnjë rresht në dosje që të ketë pretendim, jo kallzim nuk ka, por as ankim që të jenë kanosur. Nuk ka biznesmenë në dosje.

Shullazi largohet nen masa te rrepta sigurie Edhe  largimi nga gjykata drejt qelisë i Emiljano Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij u bë në të njëjtat masa sigurie. Te pandehurit u dërguan në paraburgimin 302 në Tiranë deri në përfundim të gjykimeve Ndaj tre te akuzuarve rëndojnë vepra të rënda kriminale . Ata u shoqëruan në polici pas kërcenimit të kandidatit për rektor Mynur Koni fillimisht për të dhënë sqarime dhe më pas ndërhyrjes së Prokurorit të Përgjitshëm ndaj Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij u vendos arrestimi, si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal ndaj të cilat rëndojnë rreth 6 akuza 


Prononcimi i plotë i avokatit të Shullazit

Qafa: Gjykata dha burg pa afat për të tre personat. Pretendimet janë ato që janë te kërkesa për caktimin e  masës nga ana e prokurorëve. Të pandehurit kanë qenë dakord me fjalën e mbrojtjes, nuk i pranojnë akuzat. Nuk kanë prova që të mbështesin një dyshim të arsyeshëm.Emiljano Shullazi nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjykatë, deklarohet i pafajshëm dhe nuk pranon akuzat. Edhe dy të tjerët.Ka një deklarim të shtetasit Jani Zaka por që nuk thotë se është kanosur nga Emiljano Shullazi.Ka patur vetëm një takim me të, është administruar në dosje, ku ai thotë që kam pirë kafe që të zgjidhë mosmarrëveshjen që ka me ndërtuesin me Fatmir Sinanaj pasi ky i fundit pretendon që i është marrë nëpërmjet një loje bixhozi pirate një shumë e humbur 200 mijë euro dhe e ka konvertuar me garazh. Ka vetëm një takim dhe jo dy takime mes Jani Zakës dhe Emiljano Shullazit. I ka kërkuar vetëm zgjidheni dhe kaq dhe nuk ka pasur takim të dytë. Deklarimi i Jani Zakës i administruar si nga prokurorët si nga gjykata nuk thotë se është kanosur apo ushtruar dhunë psikologjike nga Emiljano Shullazi. Për rastet e tjera nuk ka asnjë shtetas që të jetë ankuar. Në mëngjes në media pamë dhe që Kastrati Group ka nxjerrë një deklaratë që e mohon dhe dy personat e tjerë biznesmenë në Durrës nuk ka asnjë rresht në dosje që të ketë pretendim, jo kallzim nuk ka, por as ankim që të jenë kanosur. Nuk ka biznesmenë në dosje.  Në çfarë pozicioni i ka kërkuar Shullazi shtetasit Zaka të zgjidhë mosmarrëveshjen?

Qafa: Ka pas njohje me ndonjërin nga djemtë e Fatmir Sinanaj, nuk e di këtë pjesë. Keni koment për sekuestrimin e pronës së klientit tuaj?

Qafa: Është e drejta e Prokurorisë të bëjë hetime, ne jemi të hapur për hetime. Prona nuk është marrë në mënyrë të paligjshme nga Emiljano Shullazi, e ka konfliktin personi që ka bërë kallëzimin me atë shtetasin që zotëron kompaninë, jo direkt me Emiljano Shullazin, për procedurën që është përfituar prona nga kjo kompani e huaj nëpërmjet një procesi gjyqësor civil.Ka pasur dhe një ndryshim gjatë seancës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shtetasin Blerim Shullazi, akuzohet për 12 bimë që dyshohet kanabis dhe 150 copë fishekë. Si e cilësoni vendimin?

Qafa: Me gjithë këtë trysni politike dhe mediatike që ka pasur këto kohët e fundit e prisnim një vendim të tillë.Veprat që u janë atribuar atyre janë vepra të rënda por që nuk shoqërohen nga asnjë provë. Sidomos për gjobëvëniet, nuk ka asnjë emër të asnjë personi që të jetë ankuar.Nuk u është gjetur asnjërit prej tyre armë dhe as lëndë narkotike.Nuk ka asnjë provë që ta lidhë me atë qerpenin që ka shpërthyer as Emiljano Shullazin dhe as Gilmando Danin. 

 Çfarë ndodhi sot minutë pas minute te Krimet e Rënda

11:04 Gjykata arrest me burg për Gilmando Danin 

10:28 Nis seanca gjyqësore ndaj Gilmando Danit 

10:24 Gjykata e Krime të Rënda jep masën e sigurisë arrest me burg për Blerim Shullazin. 

Ora 10:20 Përfundon seanca për Blerim Shullazin, trupi gjykues tërhiqet për vendim 

Ora 09:43 Krimet e Rënda japin arrest me burg për Emiljano Shullazin. Nis seanca gjyqësore për Blerim Shullazin

 Ora 09:31 Përfundon seanca për Emiljano Shullazin, trupi gjykues tërhiqet për vendimin 

Ora 08:46 Fillon seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Emiljano Shullazit. Po zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave për shkak të rëndësisë që ka procesi dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

Gjyqtar për dosjen “Shullazi” është është Idriz Mulkurti, ndërsa prokurorë të çështjes Ened Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj.

 Në përfundim të seancës pritet një deklaratë e avokatit mbrojtës.

 Ora 08:29 Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi kanë mbërritur tek Krimet e Rënda nën masa të rrepta sigurie. Para Gjykatës ka prani të madhe të efektivëve të policisë.Shullazi është futur në sallën e gjyqit. 

Ora 08:20 Emiljano Shullazi del nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, niset  drejt Gjykatës për Krime të Rënda.