Clinton dhe Trump shënojnë fitore të mëdha në New York
Kandidati republikan për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe ajo demokrate Hilari Klinton kanë fituar zgjedhjet paraprake në Nju Jork. Me thuajse të gjitha votat e numëruara, Trump arriti të marrë 60 përqind të votave, kurse Klinton rreth 58 përqind, duke lënë pas rivalët e tyre Kruz dhe Sanders. Gara e radhës do të zhvillohet në Bruklin dhe është determinante vëçaërisht për Klinton pas hendekut të ngushtë me Sanders.Donald Trump dhe Hilari Klinton kanë kryesuar në zgjedhjet paraprake të Nju Jorkut, duke lënë pas rivalët e tyre respektivë brenda partive të tyre.Nju Jorku i ka rritur epërsinë kandidatit republikan Trump ndaj rivalëve Ted Kruz dhe John Kasich, teksa Klintonit i ka dhënë shpresë për një fitore edhe në garën e Bruklinit, vendlindja e rivalit të saj të ashpër Bernie Sanders.Me thuajse të gjitha votat e numëruara, Trump arriti të marrë 60 përqind të votave, kurse Klinton rreth 58%.Trump mund të fitojë të gjithë delegatët e nevojshëm nëse numri i përgjithshëm i votave arrin mbi 50 përqind në të gjitha rrethet e vendit.Në fjalimin e tij të fitores, Trump shprehet:“Senatori Kruz është matematikisht i eleminuar. Ne kemi miliona vota më shumë se senatori Kruz dhe miliona e miliona më shumë se Kasich. Në fituam dhe vëçanërisht pas kësaj nate të madhe ne kemi thuajse 300 senatorë më shumë se Kruz”.Trump ka të drejtë matematikisht, por kjo nuk e pengon Kruz të pengojë fitoren e tij, pasi Kruz sëbashku me Kasich dhe kundërshtarë të tjerë të Trump brenda partisë kanë planifikuar të frenojnë fitoren e Trump në votimin e parë të korrikut.Ndërkaq Hilari Klinton duket në formë të mirë pas një seri humbjesh.“Sot edhe një herë ju provuat se nuk ka vend më të mirë se shtëpia jote. Njujorkezë ju gjithmonë keni pasur mbështetjen time dhe unë gjithmonë tuajën”.Klinton ndërkohë ka humbur tetë nga nëntë garat e fundit dhe Sanders ka ngushtuar hendekun në anketat kombëtare.Por gara e ardhshme në Bruklin do të jetë përcaktuese për rivalët demokratë Klinton e Sanders.