Rrëfimi tronditës i 16 vjeçares: Si më shfrytëzoi për prostitucion i dashuri i kushërirës
Një vajzë 16 vjeçare nga Lushnja është shfrytëzuar për prostitucion nga i dashuri i kushërirës së saj.Rrëfimi tronditës u bë publik mbrëmjen e 19 prillit në emisionin "Stop" ndërsa u mësua dhe arrestimi i personit i akuzuar si shfrytëzues Klodian Kiptiu, 38 vjeç, si dhe e dashura e tij 18 vjeçare.Kjo e fundit është dhe kushërira e adoleshentes.“Ndalimi i tyre u bë pasi të dy, në bashkëpunim, kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese shtetasen e mitur A.S., 16 vjeçe, me banim në Lushnjë”, sqaron policia lokale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Lushnjë për hetim të mëtejshëm. Intervista:Gazetarja: Kam dëgjuar që është një person i cili ka shprehur dëshirën të të ketë dhe ka kërkuar të të trafikojë, sa e vërtetë është?Vajza: “Po, unë vajta njëherë në punë dhe më merrte në telefon dhe më thoshte hajde në Lushnjë, unë nuk shkoja. Më thoshte hajde se do të punosh për mua prostitutë. Unë nuk doja, por kisha frikë, dhe për ta denoncuar nuk e kam denoncuar sepse kisha frikë se mos më rreh, ai gjuan, pi dhe të kuqe.”Gazetarja: Kush është ai që kërkon të të nxjerrë në rrugë?Vazja: “Klodian Kiptiku.”Gazetarja: Është i dashuri yt apo një i njohur?Vazja: “Është i dashuri i kushërirës time.”Gazetarja: Më trego pak momentin e takimit, si është një ditë kur takohesh ti me Klodianin?Vajza: “Po, kam shkuar e kam takuar dhe pastaj më çonte nëpër hotele.”Gazetarja: Të çonte nëpër hotele me meshkuj të ndryshëm?Vajza: “Dy herë me të njëjtin, pastaj herën e tretë me tjetër.”Gazetarja: Të ka dhënë para në shkëmbim?Vajza: “Jo, i mbante për vete.”Gazetarja: Prej sa kohësh e njeh këtë person?Vajza: “Prej 6 muajsh.”Gazetarja: Po kur takohesh me Klodin, çfarë të thotë?Vajza: “Do të shkosh me këtë, do të shkosh me atë. Unë nuk dua të shkoj, por ai më godet dhe nga frika unë shkoj.”Gazetarja: Të ka dhunuar?Vajza: “Më ka goditur disa herë.”Gazetarja: Të detyron ky që domosdoshmërish të shkosh në shtrat me persona?Vajza: “Po.”Gazetarja: Po këto 3 ditë pse je larguar nga shtëpia?Vajza: “Jam larguar sepse unë nuk dua që të rri me të.”Gazetarja: Vjen të kërkon në shtëpi ai dhe të merr?Vajza: “Jo më merr në telefon, unë nuk dua, pastaj vjen kushërira këtu edhe më thotë hajde se të kërkon Klodi, se do të vijë këtu dhe do të rrahë.”Gazetarja: Të ka thënë ndonjëherë se mund të të çojë edhe jashtë shtetit?Vajza: Po më ka thënë, pasaportën ta bëj unë tha, por merri prokurën babit dhe hajde ikim.Gazetarja: Në çfarë shteti?Vajza: Në Holandë.Gazetarja: Çfarë do të bënit ju atje?Vajza: Prostitutë.Gazetarja: Ta ka thënë vetë me gojën e tij?Vajza: Po ma ka thënë.Gazetarja: Çfarë të ka thënë konkretisht?Vajza: Më ka thënë që do punosh në Hollandë dhe në Itali. Nuk dua unë që të shkoj sepse nuk është për mua, jam e vogël.Gazetarja: Në polici ke vajtur për ta denoncuar?Vazja: Jo sepse kam frikë.Gazetarja: Pse ke frikë?Vajza: Kam frikë se po vajte do të vras. Takohem dhe ai më thotë mua do të shkosh me këtë çunin, unë nuk shkoj ai më godet pastaj.Gazetarja: Në momentin që ti refuzon ai ushtron dhunë ndaj teje?Vajza: Po. Ky është 38 vjeç. Kur më çon mua me meshkuj merr nga 50 euro.Gazetarja: Ty nuk të jep asgjë?Vajza: Jo. Ky është I martuar ka një grua me 3 fëmijë, është martuar dhe njëherë tjetër e ka çunin 18 vjeç në Itali. Ka edhe këtë kushërirën time. Mamin e kam të sëmurë, nënën e kam të paralizuar, vëllain e kam në burg.Gazetarja: Ti je fare e pambrojtur?Vajza: Po. Jeta ime po shkatërrohet.Faktin tronditës të shfrytëzimit të mbesës e pohon edhe gjyshja e saj…Intervista e gjyshes:Gazetarja: Jeni në dijeni se çfarë po ndodh me mbesën tënde, me kë shoqërohet?Gjyshja: Po ja tek ky shkon, tek Klodi. Ky e paska marrë në telefon, unë nuk dija gjë. Unë nuk kam telefon të marr. Pastaj vjen e merr mbesën, merr këtë dhe ikën, mua më rrëzoi më rrahu dhe iku.Gazetarja: Kush të rrahu?Gjyshja: Ajo që rri tek Klodi.Gazetarja: Përse të rrahu ajo?Gjyshja: Më rrahu sepse erdhi këtu, i tha mbesës vishu shpejt edhe mi bëri plaçkat pastaj rrëmujë, I tha vishu shpejt e shpejt se ku e çoi nuk e di. Ajo më goditi dhe më rrëzoi.Gazetarja: Cila është frika jote më e madhe se çfarë mund t’i ndodhë mbesës tënde?Gjyshja: Se mos ma marrin andej se di ku mund të ma çojnë vajzën. /Ora News/