Shpërthim në një autobus, plagosen 20 persona
20 persona janë plagosur pasi një autobus shpërtheu në Jeruzalem, ndërkohë që 2 prej tyre janë në një gjendje tepër të rëndë.Autoritetet izraelite kanë deklaruar se kanë ende shumë paqartësi në lidhje me incidentin, por janë shprehur se dyshohet për një sulm të ndërmarë nga militantët. Megjithatë, ata nuk kanë përjashtuar as mundësitë të tjera. Televizionet vendase transmetuan këto pamje ku duket qartë autobusi i përfshirë nga flakët.Përgjatë muajve të fundit, në Izrael janë parë me shumë shqetësim sulmet e ndërmarra nga palestinezët. Këta të fundit në shenjë proteste kanë sulmuar ashpër qytetarë, duke krijyuar një situatë të disi të destabilizuar.Përgjatë viteve 2000-2005, sulmet kamikaze në autobusë kanë qënë mjaft të shpehsta nga palestinezët, por që prej atëherë këto raste janë rralluar.Zyrtarët e policisë kanë komunikuar nisjen e një hetimi zyrtar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, të plagosurit janë dërguar menjëherë në qëndrat spitalore për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetsor./Oranews.tv/