Publikohen rezultatet e testit psikologjik dhe intervistës për shkollën e policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2016, 18:00
Dalin rezultatet për testimet e radhës për kandidatët që duan të ndjekin studimet në Shkollën Bazë të Policisë.Nga 13 deri më 17 prill, janë zhvilluar intervistat me gojë dhe testi psikologjik për konkurrentët, të cilët janë kualifikuar më herët në fazat e tjera të testimit me shkrim dhe atë fizik.Aplikantët, të cilët kanë marrë 7 pikë e lart gjatë intervistës dhe testit psikologjik, janë kualifikuar për fazat e mëtejshme, që përfshijnë kontrollin mjekësor, marrjen e shenjave të gishtave dhe mostrën e ADN-së, si dhe verifikimin përfundimtar të aplikantit. Në Udhëzuesin për Aplikim, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit është përcaktuar:“ d)kontrolli mjekësorNë Udhëzuesin për Aplikim, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al (rubrika Akademia e Sigurisë) është përcaktuar:“ d)kontrolli mjekësor1. Aplikantët e përzgjedhur i nënshtrohen kontrollit shëndetësor nga komisioni mjekësor i ngritur për këtë qëllim. Shpenzimet e kontrollit mbulohen nga kandidati.2. Llojet e ekzaminimeve, kriteret dhe procedurat për kontrollin shëndetësor përcaktohen në Procedura standarde të miratuara nga Drejtori i Policisë së Shtetit.dh) marrja e shenjave të gishtave dhe mostra e AND.1. Aplikantëve të përzgjedhur u merret mostra e ADN-së, si dhe shenjat e gishtave sipas procedurave standardeve të miratuar nga Drejtori i Policisë së Shtetit.2. Shenjat e gishtave dhe mostra e ADN-së e të gjithë punonjësve të Policisë ruhen në një bazë të veçantë të dhënash në Drejtorinë e Policisë Shkencore.e) verifikimi përfundimtar i aplikantit.1. Aplikanti i përzgjedhuri nënshtrohet procesit të verifikimit përfundimtar, për të dokumentuar faktin që ai, ose pjesëtarë të familjes së tij, nuk janë të implikuar në veprimtari kriminale. Për këtë bëhet verifikimi i:a) të dhënave të paraqitura në formularin e aplikimit;b) dokumentacionit të paraqitur nga aplikanti;c) të dhënave të cilat e implikojnë aplikantin në veprimtari kriminale, sjellje antishoqërore apo veprimtaritë tjera të kundraligjshme.”
Rezultatet e testit psikologjik dhe intervistës për shkollën e policisë
/Ora News/