Rritja e ndërtimit, ndikuan investimet e TAP dhe HEC-it të Devollit

Rritja e konstatuar nga INSTAT vitin e kaluar në ndërtim, si sektori që po udhëheq rritjen ekonomike të vendit, sipas ndërtuesve, iu dedikohet dy veprave të mëdha që po ndërtohen, hidrocentrali i Devollit dhe gazsjellësi TAP, si dhe investimeve piblike.Ndërkohë që gjendja reale e sektorit është shumë problematike, për shkak të bllokimit 3- vjeçar të lejeve nga qeveria.Dervishaj:  “Është rritur ndjeshëm investimi i fondit të rajoneve të Fondit të Zhvillimit pra në ndërtimet e shesheve brenda qyteteve. Janë edhe investimet e huaja që ka filluar TAP-i si dhe investimet në hidrocentrale.Në lidhje me ndërtimet e banesave ose godinave me destinacione të ndryshme jemi shumë mëngët sepse e para, kemi qënë të bllokuar si rezultat i planeve rregulluese me vendimin e fundit të qeverisë e cila lejonte që në ato vende që nuk kishin studime mund të jepen, ne shpresojmë se do të rritet. Në këtë sektor ne jemi diku te 30%. Nuk është se ky sektor po ngrihet”. Ndërkaq ndërtuesit parashikojnë një ecuri më të mirë të sektorit gjatë këtij viti. Kjo për shkak të lejeve që kanë dhënë kryebashkiakët e rinj, gjithsej 45 sipas INSTAT-it në tremujorin e fundit të 2015-ës kundrejt 12 leje që ishin dhënë në tremujorin e tretë.Instituti i Statistikave konstaton se numrin më të madh të lejeve e ka dhënë Fieri me 13 të tilla, pasuar nga Tirana me 11 leje, Elbasani me 7 leje dhe Durrësi e Shkodra me 5 leje. Më shumë se gjysma e lejeve është dhënë për ndërtesa rezidente, ku përfshihen ndërtesat për banim dhe pjesa tjetër për ndërtesa për hotele, godina tregtare dhe industriale. /Oranews.tv/