“Qytetet për fëmijët”, Peleshi: Investim për brezin e parë të europianëve shqiptarë

Zv.kryeministri Niko Peleshi e ka nisur prezantimin e programit kombëtar "Qytete për Fëmijët " nga Korça ku ka mbajtur  për disa vite postin e kryebashkiakut. Kjo nismë synon krijimin e qendrave multifunksionale për fëmijët. Numri dy i qeverisë shqiptare ka  mbështetur në distancë edhe kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj në lidhje më ndërtimin e parkut të liqenit.Peleshi ka zgjdhur Korçën  ku ka qenë  kryebashkiak për disa vite për të prezantuar programin kombëtar  për ndertimin e një qendre multifunksionale per fëmije "Qytet e Fëmijëve". Peleshi  e ka vlerësuar nismën një  investimin të rëndësishëm për brezin e parë të evropianëve shqiptarë.Peleshi: Po ne sot e kemi në dorë që tu heqim atyre disa barriera të cilat nëse jemi të pavëmendshëm mund t’i ndjekim nga pas gjithë jetën dhe këto janë barrierat e fëmijërisë së vështirë. Nëse fëmijët e sotëm nuk do të rriten si fëmijë, argëtohen si fëmijë, nëse nuk përdorin teknologji, dije si fëmijët europianë, nuk do të jenë dot europianë.Zv.kryeministri Niko Peleshi nga Korça i ka kërkuar  kryebashkiakut Erjon Veliaj që të vijoj me ndërtimin e parkut të lojërave të liqeni. Numri dy i ekzekutivit e vlerësoi kundërshtimin e opozitës dhe të shoqërisë civile një rezistencë e pamerituar.Peleshi: I uroj kryetarit të bashkisë së Tiranës të bëjë realitet idetë e veta të cilat po hasin në një rezistencë të pamerituar për fëmijët, për të ndërtuar hapësira në park, kështu si ne në Korçë sëbashku me Sotiraq Filo e bëmë të mundur në 2 vitet e fundit të ndërtojmë, në parkun e Tiranës dhe në cdo lagje ashtu sic ai po punon çdo ditë.Pas Korçës  pritet që një nismë e tillë për ndërtimin e qenrdave për fëmijë të zhvillohet  në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit./Oranews.tv/