PDIU nis proçesin e anëtarësimeve: Sistemi aktual elektoral stalinist, duhet ndryshim

Partia e tretë në koalicionin qeveritar, PDIU, ka çelur proçesin e anëtarësimeve dhe zgjedhjeve të forumeve drejtuese, me qëllim ristrukturimin para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kryetari, Shpëtim Idrizi, në një takim me strukturat drejtuese vlerësoi ecurinë e deritanishme, ndërsa njoftoi betejën e ardhshme që lidhet me insitimin për të ndryshuar sistemin zgjedhor.Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet nis proçesin e anëtarësimeve të reja dhe  zgjedhjeve brenda partisë.Gjatë një takimi me strukturat, kryetari Shpëtim Idrizi tha se ky proçes duhet ta nxjerrë këtë forcë politike më të fortë, me qëllim dyfishimin e mandateve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Idrizi: Ne kemi bërë tre beteja elektorale me të cilat jemi konsoliduar si forcë politike dhe jam i bindur që me këtë pjesmarrje që shoh sot dhe në gjithë Shqipërinë ne do ti dyfishojmë mandatet tona në zgjedhjet e ardhshme.Idrizi, edhe si anëtar i Komisionit për reformën zgjedhore, tha se foca politike që ai drejton do të insistojë në ndryshimin e sistemit zgjedhor.Idrizi: Unë jam i bindur se Shqipëria nuk e ka më luksin që të bëjë zgjedhje më të mira se të parat, por duhet të bëjë zgjedhje transparente, të drejta, ku vota e çdo shqiptari të ketë të njëjtën vlerë dhe ky është rasti i fundit që ne duhet të bëjmë arnime. Asnjëherë nuk kemi qenë prezent në administrim, asnjëherë prezent në numrin e votave, sepse vazhdojmë të jemi në sistemin stalinist që populli voton kurse dy partitë numërojnë.Ndërsa Presidenti i Nderit, Tahir Muhedini, u ndal tek rrugëtimi i kësaj force politike nga krijimi dhe konsolidimi i saj, duke kërkuar angazhimin e strukturave për të çuar përpara vizionin dhe kauzat që PDIU mbron dhe përfaqëson.Teksa tha se Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet i ka qëndruar kauzës së saj në mbrojtje të çështjes çame,  Idrizi tha se ligjvënësit e kësaj force politike kanë akoma punë për të bërë për këtë çështje.Proçesi i anëtarësimeve dhe zgjedhjet e reja në partinë e tretë në qeverisje do të shtrihet në gjithë vendin. /Oranews.tv/