Oferta e PD, Basha: Me taksat më të ulëta në histori do nxjerrim vendin nga kriza

Gjatë një takimi me tregtarët në qytetin e Sarandës,  kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u ka garantuar atyre se taksat do të kthehen në investime publike që hapin vende pune, sjellin zhvillim për vendin, mirëqenie për qytetarët. Basha ka ndarë me ta ofertën e Partisë Demokratike për ekonominë, të cilën e vlerëson si shpëtim për vendin.   Taksat e larta, papunësia, rënia e fuqisë blerëse, mungesa e investimeve kanë qenë shqetësimet që tregtarët e Sarandës i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me ta në tregjet e qytetit.Banore: Pensioni më shkon i gjithi për ilaçe dhe drita. I marr ilaçet borxh tek Gëzimi (farmacisti), 70 andej, 70 korenti. Gjithë pensioni mua më ik.Basha: Korent dhe ilaçe gjithë pensioni ?Banore: Korenti dhe ilaçet gjithë pensioni edhe shiringat i blej me lekë. Shiko se çdo hajë burri tashi?! Dy domate kam t’i bëj një sallatë, bën tre herë në ditë antibiotikë.Basha: Për të gjitha familjet në asistencë ekonomike, familjet me pension invaliditeti, familjet në ndihmë ekonomike, energjinë (deri 200 kë), ilaçet dhe ujin do t’i paguajë shteti.Tregtar: Qytet turistik, shiko ku punojmë ne, shiko ku punojmë ne, shiko. Këtu është si stallë kuajsh.Basha: Rrugë tjetër përveç taksave të ulëta për ekonominë shqiptare nuk ka. Rruga tjetër është kjo që po shikoni, po futet në gropë sepse taksat e larta ia marrin paranë nga xhepi konsumatorit, mbyllin biznesin, mbyllin vendet e punës.Në bashkëbisedim me banorët e Sarandës, lideri i opozitës ka theksuar se korrupsioni është plaga më e madhe e shoqërisë e cila i merr 2 milionë lekë  të vjetra çdo familje.Banore: Më kanë bërë debitore 380 mijë lekë. E kam fotokopju, ja 380 mijë lekë. Iu hapa gjyq. Se çfarë shkruajnë ata? Se unë çfarë kam të shkruajtur në librezë i ka të paguara të gjitha. Ata kanë shkruar në sistem më shumë se ç’ka paguar kjo. Kjo përderisa i ka të paguara. Tani faji i kujt është? Basha: Tetor –nëntor 2011? Banore: Po! Basha: Po këto janë amnistuar. Janë amnistuar sepse i gjetëm të parregullta ne dhe CEZ-i i pranoi që ishin të parregullta. Kush ua kërkon ju këto?!Duke shpalosur platformën qeverisëse, Basha shprehu bindjen se me ofertën e Partisë Demokratike vendi do të dalë nga kriza.Basha: Nuk ka paga më të larta, nuk ka shëndetësi të standardit të mirë por shëndetësi që bie çdo ditë e më shumë në batak, nuk ka vende pune sepse paratë janë nisur të gjithë në Panama. Në parajsat fiskale ku fshehin paratë qeveritarët e korruptuar shqiptarë dhe këtë e tha dje Departamenti i Shtetit, e tha pardje Freedom House, e thonë ditë për ditë e javë për javë investitorët e huaj dhe e ndjejnë shqiptarët në lëkurën e tyre. Ne do ta nxjerrim Shqipërinë nga recensioni. Ne do t’i japim shqiptarëve një ekonomi të fortë që prodhon, që punon dhe që punon për mirëqenien e shqiptarëve dhe jo një grushti qeveritarësh.”Gjithashtu, Basha tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë instrumenti i vetëm që i sjellin ndryshim vendit.