Mësuesja rreh 5 vjeçarin me lopatë druri, mamaja nuk bën asgjë për ta ndaluar

Drejtoresha e një shkolle fillore në Georgia,SHBA ka goditur me lopatë druri një 5 vjeçar- dhe i tha mamasë së tij së nëse ajo ndërhynte djali i saj do përjashtohej nga shkolla dhe ajo do të shkonte në burg.Mesa duket nxënësi i vogël u përpoq të goditiste një student ditën e hënë prandaj ai u ndëshkua.Video e cila është postuar nga mamaja e djaloshit, Shana Perez, është bërë virale dhe ka marrë mbi një milion klikime, megjithëse nuk e tregon momentin që drejtoresha e rreh me lopatë.Perez u shpreh se drejtoresha e paralajmëroi se nëse përpiqej ta ndalonte djali do të përjashtohej e ajo do të shkonte në burg.Zyrtarët e rajonit të shkollës thanë për NBC News se ata janë duke hetuar mbi incidentin.Perez shtoi se ajo nuk i dha lejen drejtoreshes të goditste djalin e saj.563764684/Oranews.tv/