Tyga feston me "sozinë" e Kylie Jenner, ja si nisi kontakti tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2016, 19:52
Ende nuk e kuptojmë se çfarë i duhet më shumë Kylie Jenner që të kuptojë se Tyga nuk i qëndron asaj besnik e për më tepër shoqërohet me femra të cilat janë njësoj si ajo për nga paraqitja e jashtme.Tyga së fundmi ka festuar me sozinë e Kylie Jenner, një vajzë të quajtur Tiffany Birdas.Ajo punon në një bar kafe, ndërsa thotë se miqësia e tyre nisi pas koncertit të Tyga gjatë kësaj jave. Ata shkëmbyen menjëherë të dhënat e rrjeteve sociale, dhe Tyga e kontaktoi nëpërmjet Instagram.Vajza thotë për mediat: "Ishte si një ëndërr e kthyer në realitet. Tyga ishte shumë i dashur, i qetë dhe i gëzuar. Sidoqoft mes nesh nuk ka patur biseda as për Kylie as për familjen Kardashian"./Oranews.tv/