Vlogerja e make up shokon ndjekësit e saj, zbulon se e rruan fytyrën me brisk

Ajo ka ndërtuar një perandori bukurie me fotot mahnitëse, makeup-in perfekt dhe pamjen ultra-feministe.Por duke gjykuar nga video e saj e fundit në Youtube, fytyra e vloggeres dhe këshilltares së makeup Huda Kattan kërkon shumë përkujdesje.Bukuroshja ka zbuluar për 12.8 milion ndjekësit e saj se ajo rregullisht rruan fytyrën e saj me brisk që përdorin dhe meshkujt.“Të rruash fytyrën është një gjë e vërtetë dhe ka ndodhur për dekada me radhë në Azi”- tha 32 vjeçarja ditën e mërkurë në një video të postuar në Instagram.Huda e cila jeton në Dubai shtoi gjithashtu se rruan fytyrën e saj para se të bëjë makeup-in. Ajo e ka bërë një gjë të tillë për një vit.Për të shuar mitin që qarkullon për një teknikë të tillë, Kattan tha: “Për t’iu përgjigjur pyetjes që keni të gjithë, jo qimet në fytyrë nuk dalin më të trasha pasi rruheni me brisk”.Klipi 30 sekondësh shkaktoi shumë debate në internet duke marrë për 24 orë 16 mijë komente. Megjithëse pjesa Më e madhe e ndjekësve u shokua nga zbulimi i Huda, disa nga  admiruesit e saj e kanë vlerësuar atë për sinqeritetin.73568479568/Oranews.tv/