Arkeologët gjejnë në Ancon 6 mumje mbi 1 mijë vjeçare
Arkeologët në Peru thanë se kanë zbuluar 6 mumje dhe disa pjesëza qeramike në një sajt arkeologjik në Ancon, qyteti në bregdetin qëndror të Perusë. Lajmi u raportua nga mediat vendase.Ky sajt është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Perusë dhe në të ka një sërë varrezash të mëdha antike të periudhës pre-hespanike, me disa varre gjigande.Duke punuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, një ekip arkeologësh që bënë zbulimin, thanë se eshtrat janë pothuajse 1 mijë vjeçare dhe i përkasin kulturës Chancay."Bëhet fjalë për një tempull rreth 1 mijë vjeçar pjesë e shoqërinë Chancay. Bëhet fjalë për një deng të madh me varre, në të cilat qëndronin 6 mumje, që janë gjetur në nekropolin e Ancon, që është ende në proces gërmimi. Për shkak të karakteristikave që ne kemi parë nga sipërfaqja, ndoshta bëhet fjalë për një femër që mbante në kurriz punime tekstili" tha arkeologu Diego Pariona nga Universiteti i San markos."Ne gjetëm 2 pjesë të plota qeramike të stilit Chancay dhe gjithashtu gjetëm materiale apo më mirë mbetje tekstili. Ne po përdorim makina të mëdha për të bërë zhvendosjen. Mumjet i gjetëm të rrethuara me dru arre dhe rërë" shtoi Pariona.Pranë mbetjeve njerëzore, u gjetën edhe materiale të tjera interesante dhe të rëndësishme për historinë e asaj periudhe, mes të cilave edhe 12 varka.Arkeologët thanë se këto zbulime do të hedhin dritë edhe mbi arkitekturën e brendshme të përdorur nga banorët antike të Ancon, që jetonin falë peshkimit dhe ishin kyçe për zhvillimet historike të asaj që sot shtrihet në veri të Limas.Chancay janë civilizimi arkeologjik para-kolumbian, që u zhvilluan ndërmjet fushave në bregdeton qendror të Perusë, qindra shekuj më parë.
/Oranews.tv/