Chacha, shimpazeja 24 vjeçe që u arratis nga kopshti
Këto janë pamjet e një shimpazeje që varet mbi telat e linjës së energjisë elektrike. Shimpazeja ka arritur të arratiset nga kopshti zoologjik në veri të Japonisë dhe për tju shpëtuar stafit të kopshtit që e gjëmonte nga pas, ka zgjedhur këto tela, ku ka qëndruar për minuta të tëra.Chacha, shimpazeja 24 vjeçare, u shpall i humbur që në orët e para të mëngjesit por autoritetet lokale iu përgjigjën thirrjes së stafit të kopshtit, se e kishin parë shimpazen shumë pranë kopshtit.Për të qetësuar dhe për të kapur Chacha, një veteriner u ngjit pranë telave duke i injektuar atij një qetësues. Shënjestra ishte e duhura dhe Chacha u zbrit poshtë nga telat elektrikë.Autoritetet thanë se nuk e prisnin që shimpazeja të shpëtonte për shkak të peshës së tij, 55 kg.Dhjetëra banorë u mblodhën bashkë poshtë telave ku varej shimpazeja me batanije në duar, për ta kapur në rast se ai do të binte./Oranews.tv/