Gati në Londër ekspozita "Shakespeare në 10 akte"

Nga një fustan i veshur nga Vivien Leigh në rolin e zonjës Makbeth tek "Hamleti" e deri tek sendet e dorëshkrimet orgjinale, të vjetra dhe ato të gjetura rishtazi apo edhe veshjet e aktorëve të të gjitha pjesëve të shekpsir të ngjitura në teatrot e të gjithë botës, janë tashmë pjesë e një ekspozite në të cilën eksplorohet mënyra sesi Ëilliam Shakespeare u bë shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave, sot 400 vjet pas vdekjes së tij."Shakespeare në 10 akte" titullohet ekspozita që bën bashkë 10 performancat kyce të punës së tij, nga shfaqja e parë e "Hamletit" në teatrit Globe, e deri në ditët e sotme ku në mbarë botën kjo pjesë është luajtur në 1600 versione e skena të ndryshme, të vjetra e bashkëkohore, e sot në moshën dixhitale.Ekspozita do të hapet për publikun në Librarinë Britanike në Londër më 23 prill, ditë kur do të shënohet edhe 400 vjetori i vdekjes së tij, më 23 prill 1616."ËShtë shumë e vështirë të bëjmë bashkë të gjithë trashëgiminë e Shakespeare, ndonëse kanë kaluar 400 vjet nga vdekja e tij" tha kuratorja Zoe Wilcox."Ne nuk e shohim Shakespeare në këtë ekspozitë thjesht si një burrë të madh për pjesët e tij të famshme në të gjithë botën, por ne po fokusohemi në 10 performancat më sinjifikative të tij, të punës së tij, që kanë arritur ti mbiejtojnë brezave të tërë".Në ekspozitë do të shfaqet edhe i vetmi dorëshkrim origjinal i Shakespeare, shkruar nga dora e tij, në të cilën ai flet për gjendjen e refugjatëve dhe për aftësitë për mbijetesë të njeriut, një rol që iu përshtat më së miri aktoren Sarah Bernhardt, në pjesën "Hamleti" në vitin 1899.Ndërkohë Ira Aldridge është aktori i parë me ngjyrë që ka lujtur "Otellon" në një skenë britanike në vitin 1825. Organizatorët do të shpjegojnë gjithacka e historikune gjithckaje do të jetë pjesë e kësaj ekspozite."Kemi krijuar një atmosferë reale, do të jetë një eksperiencë unike dhe intensive me këto 10 akte të njohura. Çdonjëra prej tyre vjen e paraqitur në ekspozitë krejt ndryshe nga më parë" tha Wilcox."Jemi munduar që të bëjmë bashkë gjithçka, për ta rikthyer shekspirin në jetë, me zë, me video, kostumet, pikturat, gjithcka nga shekpsirin për ti dhënë bashkë njerzve ndjenjën e performancave që kanë humbur ndër vite""Shakespeare in Ten Acts", shkepsiri në dhjetë akte, do të qëndrojë hapur deri në shtator.Shakes-Globe-new-new-large_trans++1N-0BbrGahnullJmqzE3f4tCXaHAd_OwWWV1vkFk4uw Comedy-of-Errors-new-large_trans++JkOOPTgCoBwVWEG7Yu7ksVDo_Lkc-ZAuCfPbgb9rvLs 3500/Oranews.tv/