Charlize Theron flet për fëmijët e saj të adoptuar

Në intervistën e saj të fundit aktorja Charlize Theron  largon vëmendjen nga ish partneri Sean Pwn, për të folur për dy fëmijët e saj të adoptuar djalin Jackson dhe vajzën August.Marrëdhënien e këtyre të dyve ajo e përshkruan si diçka shumë të bukur, duke thënë: “Ata janë miqësuar shumë me njëri tjetrin. Shoh Jackson kur shkon në dhomë nuk i afrohet fare, ndërsa vajza ime bën çdo veprim të mundshëm që t`i bie në sy atij. Por gjatë kësaj kohe vijnë edhe kërkesat e mëdha. Pak ditë më parë Jackson më kërkoi që të merrnim një mace, dhe i kërkova pak kohë. Duhet ta marrim më shtruar në shtëpi. Është e çuditshme se sa shpejt që rriten fëmijët.”