Liria e Medias 2015, Shqipëria renditet në vendin e 82, rritje me 3 vende
Liria e medias në vendin tonë ka nevojë për më shumë punë dhe për zbatim të legjislacionit përkatës. Ky është vlerësimi i organizatës Reporterët pa Kufij në raportin e vitit 2015 për lirinë e medias , në të cilin Shqipëria ynë është renditur në vendin e 82 nga 180 vende gjithësej.Raporti thekson se nga viti 2014 Shqipëria ka pësuar rritje me 3 vende. Ndërsa Kosova është e renditur në vendin e 87. Në krye të listës renditet Finlanda, e cila ka pesë vite që mban këtë post, e ndjekur nga Norvegjia dhe Danimarka. Kurse në fund të klasifikimit ndodhet Eritrea me performancën më të keqe.Ndërsa vende si Turqia dhe Egjipti kanë media të kontrolluara nga qeveria.Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë renditur në vendin e 49, tre vende më poshtë krahasuar me 2014. Franca ndihet në vendin 38, një vend më lart se 2014, kurse Japonia në vendin 61, Brazil i 99-ti, Russia rendiet në vendin 152, kina 173 , Irani në të 173. Sipas raportit, në 2015 liria e medias është përkeqësuar në të gjithë botën krahasuar me 2014, dhe kjo shpjegohet me luftrat në Lindjen e Mesme, kërcenimin terrorist, krizat ekonomike dhe dhuna në të 5 kontionentet. Dy të tretat e 180 vendeve të anketuara për Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror kanë bërë më pak gjatë 2015 dhe treguesi vjetor global, i cili mat nivelin e përgjithshëm të shkeljeve të lirisë së informacionit ka shkuar rreth 3.8 përqind, 8 për qind më shumë se 2014 dhe pothuajse 10 për qind në krahasim me 2013.