Si arriti të pranojë Kylie Jenner babain transeksual

Kylie Jenner gjatë adoleshencës së saj i është dashur të përballet me vështirësi të ndryshme, fillimisht përbuzja e botës për paraqitjen e saj të jashtme e më pas në moshën 17-vjeçare, i duhej të pranonte faktin se babai i saj 60-vjecar, Bruce Jenner ishte transeksual.Kylie ka dhënë një intervistë për Marie Claire, ku tregon se si e përballoi këtë vështirësi teksa e gjithe bota kishte sytë nga familja e saj."Gjithnjë e kam ditur", thotë Kylie, "Por ky ishte një sekret për të cilin as unë as familja ime nuk mund të fliste në publik".Kjo nuk është hera e parë që Kylie flet për këtë gjë. Më parë ajo u shpreh se në moshë shumë të vogël, kur kishte hyrë në dhomë, pa babain që ishte veshur si një femër, kishte vënë makeup dhe buzëkuq, dhe po sillej si e tillë.Diku rreth moshës 10-vjeçare, ky ishte një shok i madh për Kylie, e cila e mbajti sekret edhe nga familja atë që pa.kylie-jenner-wigs/Oranews.tv/