Megan Fox shtatzënë me fëmijën e tretë

Megan Fox, bëri publike ndarjen nga Brian Austin Green, muajin Gusht të vitit të kaluar.Ndërkohë që zbulohet se ajo është shtatzënë, me fëmijën e tretë. Ende nuk dihet se kush është babai, sepse Megan nuk ka konfirmuar akoma asgjë. Çifti kanë qëndruar bashkë për 11 vite, dhe janë prindërit e dy djemve Noah 4-vjeç dhe Bodhi 2.Sa i përket arsyes së ndarjes, as Megan as Brian nuk e kanë treguar për mediat, por burime pranë tyre shprehen se ka qenë faji i aktores dhe fiksimi i saj për të fituar role të reja në Hollywood.Sipas Brian, Megan po linte shumë pas dore familjen dhe kjo shkaktoi zënka të mëdha mes tyre. Sa i përket shtatëzanisë, pritet ende deklarata e Megan, megjithatë barku i saj i fryrë ishte i dukshëm./Oranews.tv/