Ja çfarë zbulon pozicioni i gjumit për personalitetin tuaj
Bright Side sjell për ju një test të thjeshtë që mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj. Shihni foton dhe përzgjidhni pozicionin në të cilin flini zakonisht, ja çfarë thotë ai për ju:1-Nëse nuk ju zë gjumi pa nxjerrë gishtat e këmbës teksa flini në anën tuaj, atëherë jeni një person i qetë dhe i besueshëm.2-Nëse flini në pozicionin embrional atëherë keni shpesh nevojën për të qënë i mbrojtur, t’ju kuptojnë dhe t’ju pëlqejnë.3-Nëse flini përmbys duke nxjerrë krahët dhe këmbët, atëherë ju jeni një udhëheqës. Jeni impulsiv dhe merrni iniciativën duke u siguruar që çdo të jetë në rregull në jetën personale e atë profesionale.4-Nëse flini me shpinë,jeni një person pozitiv i cili e do jetën, është mësuar gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes dhe i pëlqen shoqëria e mirë.5-Nëse flini si ushtar, të mbështetur mbi shpinë e me krahët ngjitur në të dyja anët, atëherë jeni një person i cili përshtatet lehtë, i cili i di qëllimet në jetë dhe lufton për t’i realizuar ato.6-Nëse flini si çafkë, me një këmbë ngritur, atëherë mundësitë janë që keni një personalitet të paparashikueshëm, që i pelqejnë aventurat ndërkohë që gjendja juaj shpirtërore ndryshon aq shpejt sa i bën të tjerë konfuzë.Nëse filni në shumë pozicione të ndryshme, kjo është një shenjë që keni një personalitet me shumë fytyra i cili mban të fshehta që dhe ju vetë nuk i keni kuptuar ende.
/Oranews.tv/