Motrat binjake martohen me vëllezërit binjakë, operacion për t’u dalluar!
Dy motra binjake në Kinë janë martuar me dy vëllezër binjakë. Dyshja e binjakëve janë identik me njëri-tjetrin dhe shpesh ‘ngatërrohen’.Nuk dihet ende nëse ngatërrimet kanë shkuar aq larg sa edhe në shtrat, por ata kanë vendosur t’u nënshtrohen operacioneve plastike për t’u bërë të dallueshëm.Vajzat Yun Fei Yan dhe Yang, janë martuar me vëllezërit Zhao Xin dhe Zhao Xuan dy muaj më parë. Dita e dasmës ishte paksa e sikletshme për vajzat pasi duhet të siguroheshin mirë nëse ishin martuar me burrin e duhur.Situata ishte e sikletshme edhe gjatë një dalje romantike midis çifteve, kur njëri prej burrave kapi për dore motrën e nuses së tij, ose kunatën, por shpejt reagoi bashkëshortja duke e qëlluar për veprimin e bërë.Për të shpëtuar nga keqkuptimet, ata kanë vendosur për të kryer ndërhyrje kirurgjikale në Shangai ku shkuan për muajin e mjaltit.Ekspertët janë pak në dilemë se çfarë ndërhyrjeje duhet të kryejnë pasi nuk është çështja se vajzat kanë ndonjë defekt dhe mund ta rregullojnë. Ndaj, dermatologët po ekzaminojnë fytyrat dhe lëkurën e tyre.Gjatë ditës së dasmës, makinat ishin të njëjta. Dy dhëndurët dhe dy nuset kishin veshur veshje të njëjta. E vetmja gjë dalluese, ishin targa e makinave.
/Ora News/