Fantazia e shqiptarit; ja ku ka krijuar plantacion me kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2016, 20:03
Një shqiptar kishte shkuar larg në fantazinë e tij për të kultivuar hashash, por ideja nuk u realizua pasi është arrestuar nga policia.Ai kishte mbjellë disa bimë kanabis brenda shtëpisë, ku megjithëse jetonte bashkë me një shokun e tij, ky i fundit nuk dinte asgjë.25 vjeçari me profesion hidraulik, emri i të cilit bëhet i ditur, jeton në Pieve di Cadore. Ai kishte mbjellë në ambientet e shtëpisë drogën, duke e fshehur brenda disa mobilieve, ndërsa si “derë” kishte vënë një pasqyrë.Në fakt, policia po e kërkonte për vjedhje shqiptarin. Gjatë mëngjesit të së dielës, policia i trokiti në derë, ndërsa i riu ishte tejet i qetë. Atij ju sekuestruan disa çanta të vjedhura.
/Ora News/