20 vjeçari humb jetën në autostradën Fier- Lushnjë

Një djalë vetëm 20 vjeç humbi jetën paraditen e së dielës, 10 prill 2016 në një aksident automobilistik në autostradën Fier- Lushnjë ne km 4 te autostrades.Në automjet ndodheshin dy të rinj nga fshati Gur i Divjakes të cilët ishin duke udhëtuar në drejtim të Lushnjës me mjetin e tyre tip Ford Mondeo.Në afërsi te fshatit Savër drejtuesi i mjetit Odeon Zgjana ka tentuar të parakalojë një mjet, por kjo ka rezultuar fatale për ta, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me barrieren trafik ndarëse e me pas me ato anësore.Përplasja ka qenë shume e forte çka ka bërë që Ermal Mara 20 vjec, pasagjer të marrë dëmtime të rënda duke humbur jeten në spital ndërkohë Odeon Zgjana drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e traumes për ndihmë më të specializuar.Policia e cila mbërriti menjëherë pas aksidentit në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet.Nga hetimet e para mendohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe prezencës së lagështirës në rrugëaksidenti aksidenti 2aksident3352346357/Oranews.tv/