Parisi ishte zgjedhja e parë, terroristët ndryshuan plan zgjodhën Brukselin
Terroristët që goditën Brukselin kishin planifikuar fillimisht që të godisnin sërish Parisin, por ndryshuan planin e tyre në momentet e fundit.Është ky lajmi që komunikohet nga prokurorët federalë, të cilët citojnë personin e arrestuar së fundmi Mohamed Abrinin.Ky i fundit mësohet të ketë deklaruar se shkak i ndryshimit të vendimit paraprak ishte bërë arrestimi i mikut të tyre, Salah Abdeslam.Sipas tij, anëtarët e celulës terroriste ishin frikësuar nga shpejtësia me të cilën kishin vepruar autoritetet ndaj vendosën që të godisnin në Bruksel për të mos rrezikuar një arrestim të parakohshëm.Mohamed Abrini, shoku i fëmijërisë së terroristit Salah Abdeslam ka pranuar gjithashtu përpara prokurorëve se ai është i ashtëquajturi 'personi me kapele', ndonëse një gjë e tillë nuk është vërtetuar ende.Ai ishte shpallur në kërkim që prej sulmeve të Parisit, pasi ishte fotografuar së bashku me Salah Abdeslam.Abrini pranoi se ka qënë në aeroportin Zaventem së bashku me dy terroristët e tjerë të cilët hodhën veten në erë, por një gjë e tillë nuk konfirmohet ende nga prokurorët.Në rast se deklarata e tij do të rezultojë e vërtetë, kjo mund të jetë prova më e fortë se sulmet e Parisit dhe ato të Brukselit janë koordinuar nga e njëjta celulë e Shtetit Islamik në Europë.Pas analizimit të disa provave të marra nga banesat e marra me qera prej terroristëve, prokurorët kanë dyshime mjaft të forta se bëhet fjalë për të njëjtin grup ekstremistësh./Oranews.tv/