Me silenciator dhe pistoletë, të rinjtë lëviznin nëpër qytet

Katër të rinj janë ndaluar nga polica e Fierit pasi lëviznin me silenciator dhe pistoleta.Ndalimi i tyre është bërë gjatë natës së të shtunës në vëndin e quajtur “Safari”. “Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip benz me targa AA 588 GA, në posedim të shtetasit A. P, në të cilin udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një silenciator “Z Stava”, një pistoletë “Berreta Gordone”, një pistoletë “Bruni” model 92, si edhe dy krehëra pistolete” informon policia e FieritTë ndaluarit janë A. P, 23 vjeç, banues në Lagjen Nr.4, Durrës, E.K, 26 vjeç, M. Q,18 vjeç. E.D, 17 vjeç, të tre banues në Lagjen Nr.13, Durrës.12963872_1146033192113505_6130298891501296851_n/Oranews.tv/