Itali, arrestohet hajduti shqiptar i orave "Rolex"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2016, 22:10
Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar dhe një shtetas italian pasi akuzohen për vjedhje të orave “Rolex”.Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Firence, policia italiane i sekuestroi 13 ora “Rolex” të cilat kapnin vlerën e 30 mijë eurove.Ndërkohë atyre iu gjet dhe 20 gramë marijuanë dhe material për paketimin e saj.I gjithë ky operacion nisi pas grabitjes së banesës së një biznesmeni në Siena. Hetuesit zbuluan se në shtëpi kishin hyrë “vizitore” dhe se kishin marrë vetëm një orë Rolex./Oranews.tv/