"Jaguari" i shpëton policisë, gjendet i braktisur, dëshmitarët: Janë dëgjuar të shtëna armësh
Policia ka rrethuar qytetin e Sarandës, pas raportimit të një ngjarje, ku një makinë "Jaguar"e cila fillimisht nuk iu bind policisë u gjet e braktisur.Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen numër 4 të qytetit të Sarandës dhe sipas policisë 3 personat që ndodheshin në makinë janë larguar pasi u vunë në ndjekje.Policia arrestoi një prej personave të cilët ndodheshin në makinë. I arrestuari është vëllai i drejtuesit të mjetit.Sipas policisë meendohet se te tre personat e perfshire ne ngjarje nuk jane nga qyteti i Sarandës.Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.Njoftimi i policisëNë orën 20:45, është marrë njoftimi se në një pikë kontrolli pranë qëndës së qytetit të Sarandës (në rrugën e portit), një automjet tip "Jaguar" me targë: AA600IY, me 3 persona brenda, nuk u janë bindur punonjësve të policisë dhe kanë goditur një mjet tjetër me qëllim për të përfituar dhe për t'u larguar në drejtim të daljes së qytetit.Shërbimet e Policisë menjëherë i janë vënë në ndjekie këtij mjeti dhe pas pak minutash (që nga momenti kur ndodhi ngjarja) kanë bërë të mundur gjetjen e tij, të braktisur në periferi të qytetit, pasi personat janë larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.Drejtuesi i mjetit është shtetasi: E.G., për të cilin po punohet për kapjen e tij.Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.[caption id="attachment_719116" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia afër vendit të ngjarjes[/caption][caption id="attachment_719117" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia afër vendit të ngjarjes[/caption] /Oranews.tv/