Romët letër Veliajt, i kërkojnë zgjidhje për strehimin, punësimin dhe energjinë

Këto janë shtëpitë prej druri që Bashkia e Tiranës ngriti për komunitetin rom në zonën e Shkozës, por mesa duket nuk ka qënë e mjaftueshme për to.Në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom një përfaqësi e këtij komuniteti që jetojnë në barakat e Shkozës i kërkojnë Kreut të Bashkisë së Tiranës një takim ku ato mund të shprehin shqetësimet e tyre.Në letër banorët kërkojnë të gjendet zgjidhje për çështje si strehimi, punësimi e mbi të gjitha furnizimi me energji elektrike në vendin ku ato jetojnë.Por përtej këtyre banesave dikur tjetër në Universitetet shqiptare ka një kategori tjetër që janë integruar e që vijojnë studimet të përkrahur nga programi Roma Versitas Albania.Ata vetë shprehen se ndjehen të integruar e jo të diskriminuar.Mbështetje për komunitetin rom u garantua edhe gjatë aktivitetit të organizuar nga Instituti i kulturës rome në Shqipëri morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ambasadës Amerikane dhe KQZ.Avokati i Popullit për të disatën herë ka përsëritur apelin drejtuar institucioneve sepse sipas tij situata në këtë pjesë të shoqërisë mbetet problematike.Sipas Totozanit, sistemi ynë social i pranon formalisht këta individë sepse në të vërtetë ata janë përjashtuar nga shumë shërbime publike./Oranews.tv/