Veliaj: Fatura e shpronësimeve është e papërballueshme
Vlera financiare e shpronësimeve që hasen në projektet e bashkisë së Tiranës janë të papërballueshme për buxhetin e këtij institucioni.Kryebashkiaku Erion Velaj deklaroi në përfundim të dëgjesës me ekspertët për planin urbanistik se duhen parë alternative të tjera, përfshirë këtu edhe Partneritetin Publik Privat.Veliaj: E gjithë kostoja e Unazës së Vogël është sa 1/3 e vlerës së shpronësimit vetëm të pallatit të INSIG-ut. Por unë besoj se pot ë fusim pak kreativitet dhe në mënyrën si i bëjmë këto ndërhyrje dhe konceptim e të drejtave të zhvillimit të transferueshme besoj se mund të ecim shumë shpejt edhe për disa plane të tjera sic mund të jetë PPP për shkollat etj.Duke u ndalur tek plani urbanistik i Tiranës, Veliaj tha se një ndër çështjet problematike mbetet trafiku që mund të zgjidhet me përfundimin e investimeve në Unazën e Madhe, të mesme dhe atë të vogël.Veliaj: Çështjet e Unazës së Mesme që është në nevojë që të vazhdojë si projekt përfundimin që duam ti bëjmë këtij viti disa prej nyjeve të unazës së Madhe dhe përfundimi i Unazës së Vogël besoj se rregullojnë në Tiranë një gërshetim mes unazave dhe rrugëve radiale për të pasur një komunikim më të zhdërvjelltë në Tiranë për ata që realisht duhet ta përdorin për punë mjetin e tyre dhe jo një qëllim në vetëvete për të ardhur xhiro nëpër Tiranë.Pjesa e planit urbanistik pritet të jenë edhe projektet kulturore kun ë muajin prill për herë të parë do të hapen për publikun vila e ish-diktatorit.Veliaj: Në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës do të hapim dhe atë që njihet si vila e ish-diktatorit në bllok. Pra gjithë terrenin do ta hapim aty.Projektet e bashkisë sipas Veliajt do të rrisin punësimin, ku vetëm për sheshin Skenderbej pritet të punësohen rreth 1 mijë vetë.Ndërkohë arkitektë dhe urbanistë nga vende të ndryshme të botës dhanë idetë e tyre për planin urbanistik të Tiranës.