PSG i thotë jo Realit për Carlo Anchelotin
Real Madrid kërkon prej kohesh të futet në negociata me kryeqytetasit e PSG për tu rrëmbyer atyre teknikun që arriti ti shpallte kampion në Francë pas 19 vjetësh.Interesimi i drejtuesve të "Galaktikëve" për Anchelotin i cili shihet si njeriu ideal për të zëvendësuar Mourinjon, ka hasur në një pengesë nga ana e kampionëve të Francë, të cilët kërkojnë të mbajnë përsëri trajnerin italian. Këtë fakt e ka pranuar vetë presidenti i kësaj skuadre, sheiku Naser Al Khelaifi. Ky i fundit ka konfirmuar për mediat franceze se stafi i tij dëshiron me çdo kusht të mbajë Ançelotin në drejtimin e ekipit të paktën edhe për vitin e ardhshëm."Real Madrid na kontaktoi por iu përgjigjëm se trajneri ka edhe një tjetër vit kontratë dhe kërkojmë që të respektohemi nga klubet e tjera, edhe pse nuk është një klub me të njëjtën famë si Real Madrid. Më pas ai më kërkoi falje, duke pretenduar se mendonte që trajneri ishte në fundin e kontratës së tij ", deklaroi ai për të përditshmen franceze "L'Equipe".Më tej Sheiku i parizienëve shtoi se "Ne duam të mbajmë Anchelotin edhe për vitin tjetër. Ai ka mbështetjen tonë dhe këtu të gjithë e duan. E kam mbështetur që kur ka ardhur këtu dhe do të vazhdoj ta bëj derisa të qëndrojë me ne. Nëse largohet, ky do të jetë një problem i madh për ne", konfirmoi ai.Ashtu si për Anchelotin, presidenti i PSG ka mohur edhe largimin e Ibrahimoviç në drejtim t ë Juventusit. Përveç sheikut, qëndrimin e gjigantit suedez të kryeqytetasit e ka konfirmuar edhe vet ibra, i cili ka theksuar se ndihem mirë këtu dhe se falenderon ish skuadrën e tij për interesimin e vazhdueshëm. Me këto deklarata, duket se dyshja triumfuese e PSG, nuk do të largohen lehtë nga radhët e kryeqytetasve transalpinë.