Jurgen Klopp thumbon Bayernin para finales së madhe

Duhen edhe më shumë se 10 ditë për tu luajtur finalja e madhe e Chempions Ligë, por në kampin e dy skuadrave gjermane që janë finaliste të këtij edicioni, ethet kanë filluar të ndjehen që tani .Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop, ka nisur luftën e tij në distancë ndaj Bajern Mynih, duke u bërë të qartë rivalëve të finales së Ligës së Kampioneve, se skuadra e tij nuk do të jetë aq e lehtë për t'u munduar sa Barcelona dhe Juventusi.Në një deklaratë për mediat gjermane, numri 1 i pankinës së verdhezinjve ka thumbuar bavarezët duke deklaruar se: "Bajerni i fshiu Barcelonën dhe Juventusin nga stadiumi, aq sa ata e kishin të vështirë të gjenin edhe nga ishte dera. Me ne, një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur", ishte paralajmërimi që Klop u bëri kundërshtarëve bavarezë.Më tej ai shtoi se: "Ne jemi një kundërshtar i vështirë për çdo skuadër në planet. Diferenca mes nesh dhe Bajernit nuk është aq e madhe, ndaj nuk kam dyshime se ne mund të jemi më të mirë se ata në finalen e Ligës së Kampioneve", deklaroi trajneri i Borusia Dormtund.I Pyetur për ndikimin që do të ketë largimi i Mario Gëtze në radhët e kundërshtarëve dhe ku mund ti bashkohet edhe Robert Levandovski, Klop nuk ka dyshime mbi besueshmërinë e tyre për finalen, pasi është i sigurt se dy lojtarët do të bëjnë maksimumin me fanellën e skuadrës aktuale."Për të dy do të ishte 1000 herë më mirë të shkonin te klubi i ri si fitues të Ligës së Kampioneve, sesa të shkonin te një skuadër që ka fituar gjithçka. Nuk ka një moment më të mirë për të treguar vlerat e tua përballë trajnerit dhe shokëve të ardhshëm të skuadrës", përfundoi Klop intervistën e tij.