Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kryen Check up

Ka folur shumë për Check Up pasi i është dashur ta mbrojë si koncesion të sulmuar nga opozita. Ka vizituar disa qendra bashkë me Kryeministrin ditët e fundit për t'u deshmuar qytetarëve se check up funksionon dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit.Sot zgjedh të sillet si qytetar i thjeshtë që përfiton nga kjo nismë e qeverisë. Vendos të presë në korridor, aty ku presin të gjithë pacientët e tjerë deri në momentin kur dhoma të lirohetPor vizitorët e tjerë të qendres që presin ne radhë si ai, kanë shqetësime që nuk lidhen vetëm me shëndetin dhe nuk u qëllon shpesh të kenë pranë një ministër.Një grua i kërkon ndihmë për tu punësuar“Edhe me fshesë e leckë, nuk e kam problem” thotë ajo dhe ministri lë të hapur një mundësi.Një grua tjetër e ulur pranë tij vlerëson inisiativën si mjaft të mirë.48 vjeçari, Ilir Beqaj ka lindur në muajin shkurt, ndaj dhe check up po e bën sipas orientimit për t'u kryer nga të gjithë në muajin e lindjes për të mos krijuar fluks.Akuzat e opozitës, për tenda milionëshe, favorizime të paligjshme, i konsideron pjesë të betejës politike pa i përjetuar me stres.Infermierja: “Mendon se keni problem me stresinIlir Beqaj: Jo, megjithatë….Në një intervistë për Ora News tregon se duhen shtuar infermierë në disa qendra shëndetësore, ndërsa tregon dhe si ndihet para një kontrolli mjekësor.Ilir Beqaj: Sado i shëndetshëm të jesh kur mjeku të vë stetoskopin ose të mat tensionin diçka mund të dalëNjë përgjigje edhe për kundështarët që kanë shigjetuar cilësinë e analizave të check upQë prej qershorit 2015, 30 mijë vetë në muaj në nivel kombëtar kanë kryer check up, ndërkohë që objektivi i ministrisë është që ky numër të shkoj në 40 mijë. E gjithë procedura e analizave dhe matjeve zgjat 25 minuta dhe sipas të dhënave pjesëmarrja më e madhe është nga 50 vjeçarët dhe përqindja më e lartë janë gratë.beqaj OKOK/Oranews.tv/