Ky është një frigorifer publik, gjithkush mund ta përdor!

Sasi të mëdha ushqimesh derdhen në kazanë mbeturinash, e ndërsa miliona njerëz në botë vuajnë nga uria.India është një prej vendeve më të mëdha në botë, në rritje të vazhdueshme ekonomike, por gjithsesi me numër të madh të varfrish.Një pronare restoranti në Kochi të këtij vendi, ka vendosur që ushqimet që mbesin të mos i hedh në kazanë, por t’ua shërbejë të varfërve.Çdo natë, pasi mbyllën dyqanin e saj, Minu Pauline mbushën plot frigoriferin të vendosur në rrugë. Të pastrehët mund të marrin ushqim gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës.I ngjason një frigoriferi publik ku kushdo mund ta hapë dhe të marrë diçka. Në frigorifer mund të jepen edhe donacione nga klientët e restorantit, por edhe njerëzit e tjerë. Pronari thotë se jepet nga 75 deri në 80 racione ushqim në ditë.“Paratë janë të miat, por burimet i përkatësin shoqërisë”, thotë ajo mesazhin për mediat amerikane./Ora News/