Rrengu mizor, punëtorët mbulojnë kolegun me bojë të bardhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2016, 14:21
Disa punëtorë vunë në lojë kolegun e tyre duke e mbuluar atë nga koka te këmbët me bojë të bardhë. Ngjarja ka ndodhur në Anglinë Jugore dhe është filmuar me anë të një telefoni celular.Video tregon se si dy burra hapin derën e pasme të një furgoni për të zbuluar “viktimën” e mbuluar me bojë të bardhë.Në vend ta ndihmojnë, punëtorët qeshin në mënyrë hiterike me kolegun e tyre dhe e ngacmojnë.Teksa shijon momentin, personi që e filmon thotë në fund: “Sa keq që nuk kishim bojë ari. Mund të të kishim vendosur si ato statujat në mes të qytetit dhe të kishim fituar disa para”./Oranews.tv/