Çudia në Indi, 25-vjeçarja shkon për të lindur fëmijën, sjell në jetë 5 vajza
Një nënë e re në Indi ka marrë suprizën më të madhe nga Perëndia teksa ishte shtruar në spital në pritje të lindjes së fëmijës së saj dhe në pak më shumë se 30 minuta ajo është bekuar jo me një, por 5 vajza përmes lindjes natyrale.25 vjeçarja, Manita Singh, vetëm 26 javëshe shtatëzënë u paraqit në spital me dhimbjet e lindjes. Frika dhe ankthi i saj ishte i madh, pasi vetëm 2 vjet me parë kishte humbur djalin e saj menjëherë pas lindjes.Në orën 11:00, mjekët në spitalin Ambikapur në Chhattisgarh të Indisë lindore asistuan në lindjen e vajzës së parë, e cila u ndoq nga katër motrat e saj.Bashkëshorti i Manitës dhe babai i pesënjakeve, Manish, tha se ky ishte një bekim nga Perëndia dhe një kompensim për humbjen e të voglit të tyre dy vite më parë."Unë i jam jashtëzakonisht mirënjohës Perëndisë që na bekoi jo me një, por me pesë fëmijë.Ne ishim shumë të dëshpëruar nga humbja e fëmijës tonë të parë, djalit, menjehërë pas lindjes. Unë besoj se Perëndia na e ka kompensuar humbjen. Vetëm shpresoj që të gjitha të mbijetojnë dhe unë do tu jap atyre një jetë të mrekullueshme."Mjekët të cilët po mbajnë nën vëzhgim vogëlushet, të cilat peshojnë secila nga 1.5 kg, thonë se rreziku për to nuk ka kaluar ende.Dr Tekam, i cili udhëhoqi ekipin e mjekëve gjatë lindjes shprehet: "Ky është rasti i parë në karrierën time, ku kam asistuar në lindjen e pesënjakëve nëpërmjet lindjes normale.Ne jemi shumë të lumtur për prindërit, por foshnjat janë nën mbikëqyrje pasi kanë lindur para kohe. Ne nuk mund të themi nëse do të mbijetojnë të gjitha, por po bëjmë çdo gjë për ti shpëtuar ato”.