Kate dhe Uilliam së shpejti në Taxh Mahal, aty ku ka qënë edhe Diana
Më shumë se dy dekada, pasi Princesha Diana vizitoi Taxh Mahalin, djali i saj Princi William dhe Dukesha Kate, do të vizitojnë pikën e famshme turistike në Indi në muajin prill, duke rikthyer edhe një herë në kujtesë udhëtimin e nënës së tij atje në vitin 1992.Imazhi i Dianës ulur në një stol gjatë një udhëtimi dhe takimi me adhurues të shumtë në Taxh Mahal, një monument i dashurisë, pushtoi faqet e para të gazetave e revistave në mbarë botën dhe u interpretua gjërësisht si simbol i situatës së pandreqshme në martesën e saj me princin pasues për fronin e Anglisë, Charles.Çifti u divorcua në vitin 1996, pas 15 vitesh martesë, një vit përpara se Diana të ndërronte jetë pas një aksidenti automobilistik në Paris.Charles e ka shmangur vazhdimisht një vizitë të tillë në Taxh Mahal edhe në rastet kur ka vizituar Indinë por Uilliam dhe Kate do të shkojnë atje, madje janë shprehur se mezi presin ta vizitojnë atë.Çifti mbretëror do të qëndrojë për një vizitë 6 ditore në Indi dhe Bhutan, duke nisur që nga 10 prilli.Zëdhënësi i Ulliam tha se Duka e Kembrixh mezi pret të vizitojë Indinë e mbi të gjitha Taxh Mahalin, një vend të shenjtë edhe për nënën e tij.
/Oranews.tv/