Ish-ministri kanadez vdes në rrëzimin e avionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2016, 07:37
Shtatë persona kanë vdekur pasi një avion i vogël privat është rrëzuar në lindje të provincës Kuebek, në Kanada.Ish-ministri i Transportit të Kanadasë, Jean Lapierre, dhe anëtarë të familjes së tij janë në mesin e viktimave.Autoritetet kanë thënë se aeroplani është rrëzuar për shkak të erërave të forta dhe borës.Paraprakisht, Qendra e Mjedisit thuhet se ka lëshuar alarm për motin e ligë.Bordi për Sigurinë e Transportit në Kanada ka thënë se është duke e hetuar aksidentin.