Spiropali: FRESSHVOICE një mundësi për të rinjtë, referendumi në PS kapërcim i demokracisë
FRESSHVOICE është një platformë që do të përzgjedhë drejtuesit e së ardhmes. Elisa Spiropali pjesë e jurisë tha në studion e lajmeve të Ora News se nisma më e re e Partisë Socialiste ka ngjallur interesin e të rinjve.Spiropali: I ftojmë të gjithë të rinjtë të vijnë në këtë platformë. Ne besojmë se nuk është e nevojshme të kesh prindër me pushtet për të ecur në polikë, mjafton të kesh talent. Audicioni është i thjeshtë. Ata do të mbajnë një fjalim të shkurtër. Është një test për ata.Por përtej platformës ka dhe një strategji, pasi siç thotë Spiropali e kundërta është vetëm ëndërr.Spiropali: 30 më të mirët do të trajnohen nga Akademia e Partisë Socialiste, ndërsa 5 prej tyre do të garojnë në vjeshtë për kryetar të FRESH-t.Spiropali nuk ka asnjë dyshim se vendimi i kongresit të PS për referendum mbi mandatin e kryetarit Edi Rama ishte një triumf i demokracisë.Spiropali: Kongresi ishte një garë demokracie. Kulmimi i një fushate zgjedhore 6 mujore. Kulmoi me atë që unë mund ta quaj me një kapërcim të demokracisë, ky referendum që na u propozua. U mor vendimi për të respektuar atë minorancë të Partisë Socialiste.Ndërsa si përfaqësuese e mazhorancës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Spiropali nuk ngurron ta quajë hipokrizi protestën e opozitës për parkun tek liqeni.Spiropali: Disa individë që e kundërshtojnë dhe që janë pjesë e kësaj shoqërie civile. Unë nuk mund ta pranojë këtë dhunë që ushtrohet. Askush nuk mund të kapërcejë të drejtën e tij./Ora News/