Marjen Meshtri ka pranuar vrasjen e bashkëatdhetarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2016, 07:58
Shqiptari Marjen Mjeshtri, ka pranuar përpara autoriteteve italiane vrasjen e bashkëatdhetarit Oltjan Nela. Ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe për këtë gjykata italiane do të japë vendimin më 8 qershor.Vrasja e shqiptarit Nela ndodhi në 8 dhjetor 2015 në një lokal nate në Trento. Dy shqiptarët janë konfliktuar pasi Mjeshtri akuzoi Nelën se i ngacmoi të dashurën. 20 vjeçari e goditi shokun e tij disa herë me thikë duke i marrë jetën.Ndërkohë familjarët e viktimës janë shprehur se nuk duan hakmarrje, por duan drejtësi.