Genc Pollo: Arma e Strazimirit, për të larguar vëmendjen nga skandali me parkun
Debati për armën e deputetit të PD, Gent Strazimiri është një debat që bëhet për të larguar vëmendjen nga parku. Kështu ka deklaruar deputeti Genc Pollo në emisionin “Ditë e Re” në Ora Neës. Pollo tha se është përdorur RENEA për të arrestar përfaqësues të PD.Genc Pollo: Ka histori fotografie dhe histori propaganda që merren me revolverin e supozuar të një deputeti për të shmanguar skandalin që qeveria po bën me parkun e madh të Tiranës. Historia e vërtetë është që të largohet vëmendja nga jo vetëm dhuna e policisë, por nga dëmi i jashtëzakonshëm. Gazaizimi i pjesës së mbetur të pagazaizuar sajohen lloj lloj historish. Kjo bëhet që të hidhen shashka dhe publiku të hedh sytë përpjetë dhe mos shikojë rreth problemit.Janë arrestuar me forca të RENEA-s përfaqësues të PD, RENEA përdoret vetëm kur ka rezistencë të armatosur, kur ka pengmarrës të rrezikshëm. Këtu merremi me një deputet që ju ngrit xhaketa dhe panë diçka dhe aludojnë është TT është Berta etj, duke e bërë qesharak debatin./Oranews.tv/