Ndryshimet në ligjin e tregtisë elektronike

Ndryshimet në ligjin e tregtisë elektronike që parashikojnë mospublikim të komenteve fyese, diskriminuese, apo homofobe nuk janë të plota dhe kjo krijon deformime.Gjatë fjalës së mbajtur në një workshop me grupet e interesit, eksperti kibernetik Fabian Zhilla deklaroi se ka disa elemente të paqartë në këtë projektligj, ndërsa thekson se politikanët e morën këtë nismë për të mbrojtur veten.Ndërsa Elsa Ballauri vë theksin në nevojën e krijimit të një vetërregulluesi.Ka një nismë nga Ministrja e Inovacionit për të bërë disa ndryshime në ligjin e vitit 2009 mbi "tregtinë elektronike", për të mos publikuar komente fyese, diskriminuese, apo homofobe.Administratorët e portaleve online së pari duhet të pezullojnë menjëherë komente të tilla.Hetimet për përdoruesit nësë komente të tilla janë denigruese do t'i kryejë policia kibernetike.