Ndriçimi publik dhe plazhet, sektorë të tjerë për partneritetin publik-privat
Sektorët më të përshtatshëm, sipas qeverisë, për partneritet publik-privat në qeverisjet vendore janë ndriçimi publik dhe plazhet publike.Këtë e deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një konference me USAID për PPP, i cili tha se kostot për këto dy sektorë nuk mund të përballohen nga bashkitë pasi janë të larta.Ahmetaj: Përsa i përket pushtetit vendor janë të njëjtat parime që ka pushteti qëndror për të bërë një PPP apo për të bërë një koncesion. Janë 4 fusha të rëndësishme ku pushteti vendor mund të jetë shumë proaktiv.Deri më dje dikur merrej përcillje një ofertë epakërkuar me dy letra. Dy letra kthehej në ofertë të pakërkuar. Ndryshimi i ligjit e detyron privation që duan të bëjnë një ofertë të pakërkuar për një PPP, të kenë një studim fisibiliteti shumë të avancuar, në mënyrë që administrat të ketë mundësi të studiojë vlerën e parasë.Ndriçimi publik është shumë i rëndësishëm, ka shumë kosto. Ka shumë bashki, po të kishim kryetar bashkie do të na kishin thënë menjëherë koston e ndriçimit public. Sigurisht një mundësi shumë e madhe për të kaluar në inovacione qoftë teknologjike qoftë kontraktuale dhe duke përmirësuar ndriçimin në qytete po duke ulur edhe koston patjetër dhe ka të tilla shumë. Bota e qytetëruar njeh shumë inovacione në këtë aspekt. E dyta është menaxhimi i plazheve. Nganjëhere duket kaq e thjeshte dhe kthehet kaq e vështirë. Si ka mundësi që në bregdetin shqiptar nuk ka një standard të dhënies me qira në fakt, por në rastin konkret po e quajmë një kontratë partneriteti publik privat, ku të marri përsipër privati atë që duhet ta bënte bashkia por që nuk e bën dot për shkak të mungesës së fondeve dhe për shkak të mungesës së disiplinës në treg, në plazhet e Shqipërisë. Pra do të duhet që administrata vendore duhet të kalojë në një nivel proaktiv. Nuk kemi akoma kapacitetet e duhura tek vendor, por edhe tek qendrori.USAID: Partneriteti publik-privat është në rritje, ka përfitimeUSAID ka konstatuar se partneriteti publik-privat sa vjen dhe rritet dhe se qeveritë janë në kontakt të vazhdueshëm për këto lloj investimesh. Përfaqësuesi i USAID tha në konferencën për partenritetin publik privat se përfitimet janë të shumta.Përfaqësuesi i USAID: Përgjatë 15 viteve të fundit USAID ka qenë lider për këtë parteneritet. Kemi para intersin në rritje të qeverive. Qeveria shqiptare ka qenë në kontakt të vazhdueshëm gjatë 2 viteve të fundit. Ka një rritje të kërkesës për këtë lloj partneritet, për punësim, për shtëpi. Ka patur burime të pamjaftueshëm të qeverive lokale për këtë partneritet. Ka edhe përfitime. në këtë mënyrë do të jeni të aftë për të krijuar të tjera marrëdhënie.USAID prodhon shmë mundësi partentiteti edhe në nivel lokal. Ne kemi edhe ekspertë ndërkombëtare. Mezi presim edhe implementimin në terren për përfitimin e qeverive lokale.Kjo më sjell në pikën time të fundit sesi pjesa e administratës publike e përthith këtë mundësi bashkëpunimi mes shtetit dhe privatit.Duhet të ketë standard të larta, dhe shërbime të mira dhe kjo arrihet duke fituar besimin e publikt.Kjo do të sjellë edhe standard të mira për qytetarët shqiptare./Oranews.tv/