Shakaja me rojet i shkakton vdekjen 11 vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2016, 17:38
Një shaka u kthye në tragjedi për një fëmijë 11 vjeçar në qytetin pakistanez të Karaçit. Fëmijë u qëllua për vdekje nga rojet e sigurisë, pasi ishte maskuar në përpjekje për të trembur rojet, duke pasur për qëllim shakanë.Fëmija sipas BBC-së kishte hyrë fshehtas tek rojet, por ata hapën zjarr ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen. Edhe pse u dërgua për në spital, 11 vjeçari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Roja që qëlloi drejt viktimës u arrestua nga policia.Karaçi ka mijëra roje private të sigurisë, të cilët nuk janë të trajnuar ashtu siç duhet për profesionin që e mbajnë. Familjarët dhe banorët lokal kanë organizuar një protestë pas vrasjes së djaloshit 11 vjeçar./Ora News/