Koreja e Veriut teston një raketë balistike të rrezes së mesme
Ushtria koreano veriore ka kryer sërish testime të armëve të saj, duke qëlluar të paktën një raketë balistike në brigjet e saj lindore.Lajmi është raportuar nga agjencitë e inteligjencës koreano-jugore, të cilët kanë njoftuar se bëhet fjalë për një raketë të rrezes së mesme Rodong, e cila ka përshkuar një distancë prej afro 800 kilometrash përpara se të godiste detin.Deri më tani është konfirmuar se është testuar një raketë e këtij modeli, por nuk përjashtohet që të kenë qenë dy të tilla. Koreano-jugorët kanë bërë me dije se një raketë e dytë i ka humbur radarit vetëm 17 kilometra pas hedhjes.Një veprim i tillë i Koresë së Veriut vjen pas sanksioneve të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për shkak të prezantimit të një sateliti dhe testimit të një bombe bërthamore.Qeveria e Phenianit ka kërcënuar gjithashtu se do të sulmojë Korenë e Jugut si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një raketë me mbushje nukleare në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj asaj që Koreja e Veriut e konsideron si politikë armiqësore.Megjitahtë, ndërkombëtarët kanë deklaruar se këto deklarata janë thjesht spekulime, pasi dyshojnë për mundësitë që kanë koreano-veriorët për të lancuar një bombë bërthamore përmes rraketave./Ora News