Pamjet me dron nga kampi në Idomeni

Video nga një dron fluturues në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, në fshatin e mbipopulluar nga tendat e refugjatëve, shfaqin kushtet në të cilat jetojnë mijëra emigrantë, të detyruar të flenë aty për javë me rradhë, me shpresën se kufijtë do të rihapen.Përmes rrugëve ballkanike, shumica emigrantëve thonë se synonjnë të arrijnë destinacionin final, Gjermaninë apo vende të tjera të BE-së.Kushtet në kampin Idomeni janë të tmerrshme, ku në tenda detyrohen të qëndrojnë dhjetëra vetë. Mbi 12 mijë vetë kanë ngecur aty. Shqetësimet janë rritur pas frikës së përhapjes së infeksioneve, pasi një person është diagnostikuar me hepatitin A./oranews.tv/